Një javë përpara se të vritej tragjikisht studentja nga Zharrëza, Ariela Murataj, kishte kërkuar nga të afërmit e saj të ballafaqoheshin me 23-vjeçarin Aldison Beluli i cili dje qëlloi për vdekje me pistoletë, pasi vajza e refuzonte lidhjen me të.
Sipas të dhënave nga vendlindja e dy të rinjve, 23-vjeçari kishte debatuar me kushërinjtë e vajzës një javë më parë në qendër të fshatit Zharrëz.
Mendohet se ata i kërkuan të hiqte dorë nga Ariela dhe ta linte të qetë.












