Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta ka vizituar sot familjaret e ish Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova ne 12 vjetorine vdekjes se tij.
“Të dashur miq, kënaqësi të takohesha sot në Prishtinë me familjen e dashur të Presidentit Rugova, për të kujtuar veprën e tij të pavdekshme. Urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot, po aq sa dje”, shkruan Meta ne rrjetet sociale ndersa ka treguar edhe fotot me familjaret e Rugoves.












