Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë te Unaza e Madhe në Tiranë, ku mësohet se është plagosur një person.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur pranë “Kopshtit Botanik”, ku dy mjete janë përplasur mes tyre si pasoj e lagështisë në rrugë. Automjetet e përfshira në aksident Ford “Mondeo” dhe Benz “C Class” janë shkatërruar ndërkohë që Policia është në vendngjarje dhe po punon për shkaqet.
Në Unazën e Madhe kanë ndodhur disa aksidentesh që nga hapja e saj në tetorin e viti që shkoi.













