Policia e Vlorë, bën të ditur se po kërkon një 28-vjeçare e cila ka ikur nga banesa që një dite përpara Vitit te Ri dhe ka lënë dy fëmijët e mitur që i mban gjyshja pensionistë.
Sipas njoftimit të Policisë Vendore, mësohet se, më datë 18. 01. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetases Z. M., vjeç 28, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se vjehrra L. M., vjeç 68 banuese në Vlorë, kallëzon se nusja e djalit Z. M., më datë 30. 12. 2017, është larguar nga banesa pa adresë duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur të moshës 3 dhe 9 vjeç, të cilët i mban gjyshja pensioniste, në kujdestari.
Neni 124 i Kodit Penal.












