Kryeministri shqiptar dhe ai grek priten të mbajnë një takim në prill, shkruan Top Channel duke iu referuar burimeve nga qeveria shqiptare. Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras janë takuar shumë rrallë në raport me kryeministrta e tjerë të të dy vendeve. Ajo që mbetet për t’u mësuar është nëse ky takim do të zhvillohet në Athinë, apo në Tiranë.

Ndërsa në Korçë ditën e sotme kanë zhvilluar takime dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Bushati-Kotzias. Takimi në fakt do të mbahet për tre ditë dhe pritet që në përfundim të tij të arrihet marrëveshje për shumë cështje ende pezull mes dy vendeve përfshirë edhe ligjin e luftës.











