Policia italiane ka sekuestruar 7 kg kokainë të pastër ndarë në pjesë gati për trafik. Aksioni është bërë nga policia italiane, sipas ANSA, e cila shkruan se në pranga u vu një shqiptar 34-vjeçar.
Shkak për ndalimin e tij u bë automjeti Hyundai, me të cilin udhëtonte shqiptari. Policia ka verifikuar targën dhe ka konstatuar se makina, pronë e një gruaje, mamaja e 34-vjeçarit, kishte shumë gjoba të papaguara.
Gjatë kontrollit policia pa me dyshim tapicerinë e cila ishte shumë më e lartë se zakonisht. Vlera e mallit të sekuestruar llogaritet në 1 milionë euro.












