Një 27-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi u kap me armë të ftohta me vete. Policia vuri në pranga Fatjon Myrtaj, 27 vjeç, banues në Kreshpan, Fier.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar, në qytetin e Lushnjes, rezultoi se mbante me vete një pajisje të ngjashme si ato të armëve të ftohta ‘Trullosëse elektrike’ dhe një palë pranga metalike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaroi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.












