Në Lundër një person ka hipur në shtyllën e një tensioni të lartë dhe tenton të dëmtoje veten.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Ambulanca dhe Zjarrfikësja ku ka rezultuar se pranë një qendre tregtare shtetasi Skënder Doda, ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënon se do të vetedëmtohet , pasi sipas tij në tokën e tij po ndërtohet një pjesë e rrugës Tiranë – Elbasan dhe atij nuk i kanë dhënë informacion apo edhe kompensim të mundshëm.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur.











