Rreshjet e medha te shiut kane shkaktuar rrëshqitjen e dherave në një pjesë të rrugës Librazhd Prrenjas cfarë ka detyruar policinë të bllokojë një pjesë të rrugës duke detyruar të vijojë qarkullimi vetëm në një kalim.
Lëvizja e automjeteve po kryhet me një sens lëvizjeje për shkak se dherat janë të rrezikshëm në disa metra dhe qarkullimi i lirë do të shtonte rrezikun për automjetet.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të normalizuar qarkullimin e automjeteve ndërsa Emergjencat Civile po punojnë për rikthimin e rrugës në standarte të kalueshme.











