Nga ana e Policisë, mësohet se është ndaluar një punonjës i sigurisë së Hipotekës në Tiranë, ndërsa një tjetër është shoqëruar. Ata ishin me detyrë dje në momentin e grabitjes së ndodhur.
Burimet e Policisë Vendore saktësojnë se në pranga ka rënë roja i sigurisë dhe nën hetim operatori i kontrollit të ngarkuar me punë në Hipotekën e Tiranës ku ndodhi një grabitje ditën e hënë rreth orës 14.00.
Sipas Policisë është ndaluar nga policia punonjësit F. F., 48 vjeç dhe R. K., 61 vjeç është nën hetim me akuzën e shpërdorimit të detyrës.












