Një grua është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së të birit ditën e djeshme në qytetin e Durrësit, në tentativë për të vrarë veten.
Sipas burimeve policore, në lagjen nr. 14, në banesën e të birit K. B., 36 vjeç, është hedhur nga tarraca e katit të dytë 56-vjeçarja L. B., banuese në Tepelenë, me qëllim për tu vetëvrarë. Gruaja u dërgua në spitalin e Durrësit, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se gruaja ka pasur debate me familjen e të birit, ku kishte shkuar për vizitë e më pas ka kryer aktin që mund ti merrte jetën.











