Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në Gjorm të Vlorës, policia ka zbardhur të tjera detaje për ngjarjen. Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja, ç’ka le të kuptohet se Artion Shenaj ka qëlluar me breshëri ndaj Mariglen Memës.
Pas sherrit, 31-vjeçari ka marrë një armë tip Kallashikov dhe është kthyer në lokal duke goditur me breshëri mbi trupin e bashkëfshatarit të tij. Më pas është larguar dhe në afërsi të shtëpisë së xhaxhait i ka dhënë fund jetës duke e qëlluar me po të njëjtën armë.
Burime nga Policia ka konfirmuar se 35-vjeçari Mema rezultonte me precedent penalë për trafik droge në Greqi ku jetonte prej vitesh. Mema ishte kthyer për festat e fund vitit dhe do të rikthehej në Greqi. Ndërkohë edhe Shehaj mësohet se ishte me precedentë penalë për një grabitje në Belgjikë.












