Partia Demokratike depoziton në Prokurorinë e Krimeve të Rënda provën që siç deklaron ajo fakton bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe bandës së Habilajve.
Sipas PD, bëhet fjalë për policën e sigurimit të makinës tip “Audi” e cila figuron me dy emra përdorues njëri prej tyre Saimir Tahiri dhe tjetri Artan Habilaj
“Depozitova një dokument që fakton si drita e diellit bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt, një anëtar i bandës së Habilajve. Bëhet fjalë për policën e sigurimit të makinës së njohur Audi. Aty tregohen dy emrat e përdoruesve, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj” u shpreh Enkelejd Alibeaj, në dalje të Prokurorisë së Krimeve të rënda, pasi kishte depozituar këtë provë.












