Deputetët e opozitës kanë detyruar kreun e Kuvendit Gramoz Ruci, të fusë në rendin e ditës nismat e saj legjislative, për ndryshimin e Ligjit “për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, si dhe amendamentin kushtetues për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Pas presionit të deputetëve të opozitës, kreut të PD-së Lulzim Absha dhe kreut të grupit parlamentar ët PD-së, Edmond Spaho, Gramoz Ruci ka futur në rendin e ditës këto dy nisma ligjore, duke njoftuar zyrtarisht edhe deputetët. DRONI.al











