Një tjetër akt kriminal, shpërthim eksplozivi, ka ndodhur në Fushë Krujë, mesnatën e kaluar.
Burimet e Policisë Vendore bëjnë të ditur se rreth orës 00:49, Salla Operative në Fushë- Krujë ka marrë njoftim se në dyqanin e shtetasit T. B., (dyqan detergjentësh) është vendosur lëndë plasëse(dyshohet artizanale) ku është shkaktuar dëm i vogël material.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.












