Vrasja e sotshme në Tiranë është një atenta mirëfilli ndërsa është mësuar edhe meri i personit të plagosur. Ai është Melvi Disha, 27 vjec. Vrajsa është kryer përmes një atentati me armë zjarri. Viktima Boci dhe miku i tij i plagosur kanë qenë duke dalë nga nëj lokal kur janë qëlluar me armë.
Të dy janë miq me njëri tjetrin.
Boci është një emër i njohur për policinë dhe i ëhstë bërë atentat edhe në vitin 2010 në Selitë, ku mbeti i plagosur dhe u arrestua. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

Njoftimi i policise:
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.












