• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO&VIDEO/Kalaja e Tiranës, një shesh ndërtimi nga Veliaj dhe Rama, mbin struktura e betonit

droni by droni
13 January, 2018
in Kryesore, Kulture
0
FOTO&VIDEO/Kalaja e Tiranës, një shesh ndërtimi nga Veliaj dhe Rama, mbin struktura e betonit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas rreth 1 viti punimesh, ka përfunduar ndërtimi i projektit të quajtur “Pazari i Vjetër i Tiranës”. Ky investim po kryhet nga subjekti privat “Toptani Construction”, administratorja e të cilit deklaroi muaj më parë për Gazeta Shqiptare, “se kjo ka qenë një spunto e madhe edhe e bashkisë së Tiranës, e kryetarit zotit Veliaj, e zonjës Mirela Kumbaro, ministres së Kulturës për t’i sjellë një risi, për të sjellë një gjë shumë të bukur”.

Në vijim të raportimit mbi këtë ndërtim, “Amfora.al” konstaton se ai është në kundërshtim me atë që lejon ligji. Kalaja e Tiranës është monument kulture i kategorisë së I dhe në vitin 2009 perimetri përreth Kalasë së Tiranës u shpall Zonë Arkeologjike A.

Ky projekt mori udhë pas ndryshimit në Vendimin e Këshillit të Ministrave për miratimin e rregullores së administrimit të kalasë, kur në vitin 2016 u ndërhy në përmbajtjen e VKM-së paraardhëse, të vitit 2009-të, dhe në nenin 2 u shtua pika: “Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal), me lartësi maksimale 1 kat, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara…duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe, në asnjë rast, nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin”.

Konkretisht brenda Kalasë së Tiranës është shtruar një shtresë betoni mbi 20 cm, material që nuk specifikohet në pikën e mësipërme. Këto struktura prej metali dhe tullash, që ngrihen mbi sipërfaqen e betonit, nuk janë në lartësinë e 1 kati.

Inxhinierë ndërtimi pohuan për Amfora.al se standardi i lartësisë së një kati është 2 metër e 80 centimetra. Ndërkohë që në Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), vetë investitori pohon se lartësia maksimale është 8 metra.

Peizazhi është dëmtuar, pasi lartësia e murit të ndërtuar del mbi murin e Kalasë dhe nuk lejon shikimin e lirë në ambientet e brendshme të saj. Ndërsa vendosja në beton e strukturave metalike, nuk i bën ato të lëvizshme dhe nuk lejojnë kryerjen e projekteve studimore-shkencore (kërkimeve arkeologjike).

“Edhe shtresa e betonit, sa e lejon ligji, është diçka e hollë, sepse unë nuk mund të vë një skelet në zhavorr, në gurë, dhe është kaq e hollë sa në mënyrë kategorike nuk mund të ketë probleme për nënshtresat e tokës”, deklaroi në atë kohë administratorja e firmës “Toptani Construction”, Klodjana Toptani.

Në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore nuk rezulton të përmendet fjala “beton” apo ndonjë standard i lidhur me përdorimin e tij, po ashtu në Zonën Arkeologjike A dhe rregulloren e administrimit të Kalasë së Tiranës, nuk përmendet fjala “beton” dhe shkruhet qartazi se nuk lejohen ndërtimet.

“Ligji për Trashëgiminë Kulturore”, në nenin 32 shkruan: “Përmasat e zonës mbrojtëse përcaktohen nga organi që shpall monumentin, sipas studimit të bërë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Në këtë zonë ndalohet çdo ndërhyrje me karakter ndërtimor”. VKM-ja e vitit 2009-të e përcakton perimetrin mbrojtës disa metra larg mureve të kalasë, ndërsa ndërtimi është brenda tyre. Ndërsa neni 38-të e pëmbys të gjithë manovrën për hapjen e rrugës për ndërtimet në një monument kulture, kur shkruan se:

“Çdo vendim i marrë nga këshillat e rregullimit të territoreve për ndërhyrje ose ndërtim në zonat e shpallura monument kulture ose në zonën e mbrojtur pranë një monumenti kulture, pavarësisht nga pronësia, është i pavlefshëm”.

Më herët Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, nëpërmjet kërkesave për informacion bënë me dije për “Amfora.al” se po zbatojnë ndryshimet në rregulloren për administrimin e Kalasë së Tiranës, ndërkohë që në terren situata paraqitet në shkelje me atë se çfarë këto ndryshime parashikojnë.

Prej vitesh në Kalanë e Tiranës janë zbatuar projekte që kanë sjellë ndërtime dhe jo restaurime, duke marrë parasysh faktin se në vitin 2009-të, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi 3 projekte restaurimi, por subjekti privat “IDA sh.p.k”, nga restaurimi kaloi në ndërtim.

Tags: bashkia e tiranesKALAJA E tiranesministria e kultures
Previous Post

Horoskopi, 14 Janar 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Mësohet arsyeja se pse plasi grushti në Komisariatin e Lezhës

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 14 Janar 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Mësohet arsyeja se pse plasi grushti në Komisariatin e Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.