Qeveria ka nisur operacionin për pagesën e ujit të pijshëm me një valë shkarkimesh në njësitë e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë. Mësohet se janë shkarkuar nga detyra 6 drejtorë të UKT. Ende nuk bëhen të ditur emrat e tyre, ndërsa theksohet se nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimin e tyre.












