• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKU/ Viti 2017, u mbyllën 13 mijë biznese, edhe ky vit nis keq

droni by droni
11 January, 2018
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Kryesore, Politika
0
GRAFIKU/ Viti 2017, u mbyllën 13 mijë biznese, edhe ky vit nis keq
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka arritur në 13 mijë numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv gjatë gjithë vitit 2017, sipas të dhënave të subjekteve me status pasiv të publikuara nga Tatimet dhe të përpunuara nga “Monitor”.

Me këto ritme, rezulton që në Shqipëri janë mbyllur gati 50 biznese në ditë përgjatë vitit 2017, duke përjashtuar fundjavat. Numri më i lartë i subjekteve të mbyllura është në Tiranë, me rreth 4,120. Në Durrës janë mbyllur rreth 1,900 subjekte, në Vlorë 1,085, në Fier 802, në Elbasan 673 (shih grafikun).

Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura janë persona fizikë, të vetëpunësuar, që kishin hapur subjektet me emrat e tyre. Biznese të tilla, kryesisht në tregti me pakicë, hapen dhe mbyllen vazhdimisht, teksa konkurrenca nga rrjetet e organizuara të tregtisë po shtohen ndjeshëm. Lokalet janë një tjetër kategori që falimentojnë vazhdimisht.

10 kompani janë nga drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj, kryesisht në fushën e naftës.

Në krahasim me një vit më parë, numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv ka rënë ndjeshëm. Po sipas tatimeve, në 2016-n rezultojnë që u mbyllën mbi 23 mijë biznese, ku vetëm në datën 6 maj kaluan në status pasiv rreth 9700 subjekte ( të hapura para rreth një dekade dhe që ishin pa aktivitet).

Dy vitet e fundit tatimet kanë zhvilluar një proces intensiv për pastrimin e listës së kompanive, duke evidentuar subjektet me status pasiv dhe duke kaluar me këtë status bizneset që kishin më shumë se 12 muaj pa deklaruar asnjë aktivitet. Në total, janë rreth 111 mijë kompani që kanë kaluar me status pasiv, të hapura që nga fillimi i viteve 90 e deri tani.

Nga ky proces, tatimet identifikuan edhe shumë subjekte që ishin në status pasiv, të cilat ushtronin aktivitet (lëshonin fatura), të cilat u kaluan automatikisht në status aktiv, ndërsa kompanitë që kishin punuar me to u paralajmëruan që të ishin të kujdesshme dhe të verifikonin nëse subjektet me të cilat japin e marrin fatura ishin aktive.

Edhe viti 2018 nis keq, mbyllen 247 subjekte në 6 ditë

Vetëm në 6 ditë, nga 3 janari deri në 8 janar 2018, janë mbyllur 247 biznese, sipas të dhënave të përditësuara nga tatimet, kryesisht persona fizikë, ku mbizotërojnë Tirana dhe Durrësi. “Monitor” kontaktoi disa prej tyre për t’i pyetur për arsyet e mbylljes. Gëzim Alushi, që administronte Bar Butrinti pranë Kopshtit Botanik në Tiranë tha se arsyeja e mbylljes së aktivitetit ishte mungesa e klientelës. Dashamir Gjini, në Tiranë, që kishte një parukeri, që nga viti 2015, tha se e mbylli pasi nuk i leverdiste dhe do të punësohej diku tjetër.

Murat Shehu në Tiranë tha se ngricat i kishin shkatërruar fidanët dhe nuk kishte pasur më mundësi të ripërtërinte aktivitetin, ndaj kishte vendosur ta mbyllte atë.

Pëllumb Zerdelia, që ka një dyqan fruta-perime në Shkozet të Durrësit, tha se e mbylli aktivitetin pasi do të ikë jashtë vendit. Ai tha se ecuria nuk ishte shumë e mirë, ndaj e kishte marrë këtë vendim, por shpreson se mund ta hapë sërish aktivitetin kur të kthehet.

Ka vijuar edhe mbyllja e call center-ave, që janë vënë në vështirësi pas presionit të qeverisë italiane që synonte të ndalonte ikjen e vendeve të punës nga Italia në Shqipëri. Dyrrah Calling në Durrës, e hapur në 2015-n ka kaluar në fillim të këtij viti në status pasiv, duke iu shtuar mbi 30 subjekteve të tjera të kësaj fushe që u mbyllën në vitin 2017.

Ndërsa disa subjekte deklaruan se ishin mbyllur pasi kishin hapur shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Nga 1 prilli bizneset e vogla me TVSH

Nga 1 prilli, subjektet me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë do të paguajnë TVSH, sipas vendimit të marrë nga qeveria në fund të vitit të kaluar. Tatimet kanë njoftuar tashmë tatimpaguesit, të cilët kanë realizuar një qarkullim mbi 2.000.000 (dy milionë) lekë, për vitin kalendarik 2017, si dhe ata që parashikojnë të realizojnë këtë qarkullim gjatë këtij viti, nga data 1 Prill 2018 duhet të regjistrohen me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së (tatimi mbi vlerën e shtuar) dhe të bëjnë inventarët.

Albert Nasta, kryetar i shoqatës së biznesit të vogël,  tha për Monitor se ky vendim i ka gjetur të përgatitur sipërmarrjet, të cilat nuk kanë njohuri për procedurat e përfshirjes në skemën e TVSH-së. Bizneset e vogla, që të funksionojnë duhet të kenë një xhiro ditore prej 50 mijë lekësh, fakt që tregon shtrirjen e gjerë që do të ketë skema, duke rrezikuar që të nxjerrë nga tregu shumë prej tyre. Monitor

Tags: biznesembyllen
Previous Post

PAZARI/ Në tepsinë për kryepolic, 7 emra si kandidatë

Next Post

“Po ndihet frika e protestës, Rama anuloi vendimin e Veliajt…”

droni

droni

Next Post
Rama pezullon edhe për një vit tjetër lejet e ndërtimit…! Po Veliaj çfarë pezulloi në ditën e dytë si kryebashkiak…?!

“Po ndihet frika e protestës, Rama anuloi vendimin e Veliajt...”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.