Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e dy personave…
- Kastriot Vila 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
- Erjon Alliaj 32 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në ngarkim të shtetasit K. Vila ka caktuar dënimin me 2 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar në nenin 143/2 të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit E. Alliaj ca caktuar dënimin me 4 muaj burg për veprat penale” Mashtrimi “dhe” Falsifikim I dokumenteve” parashikuar në nenet Neni 143/1 dhe 186/1 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Durrës për veprime të mëtejshme.












