• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E tallën Enverin në vitin 1952, zbulohet letra për diktatorin nga Kampi i Tepelenës

droni by droni
10 January, 2018
in Kryesore, speciale
0
Nga “La Sapienza” në kampin e Tepelenës, jeta e një doktori në diktaturë

Skicë e Lekë Pervizit, kampi i internimit Tepelenë

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kastriot Dervishi

“Jetojmë shumë mirë, tani e njohëm me të vërtetë kush është partia dhe pushteti”, kështu shkruhej në letrën që një i internuar në kampin më famëkeq  në Shqipërinë komuniste, ai i Tepelenës i shkruante dikatorit Hoxha . Një i internuar në kampin famëkeq tela me gjemba të Tepelenës, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shfaqur protestën e tij kundrejt kushteve të jetesës në këtë kamp, me anë të një letre të shkruar me ironi, drejtuar diktatorit. I internuari nuk ankohet, por “lavdëron” kushtet “e mira” të këtij kampi, se nuk i mungonte asgjë atje, se me ushqim ishte shumë mirë, se po hante mish, çaj, makarona, se po vishej mirë, etj. Për të gjitha këto, ai shkruan se tani po e njihte mirë partinë dhe pushtetin (shprehje që përsëritet disa herë). Letra e të internuarit, ndryshe nga të tjerat e këtij lloji, nuk kërkon asgjë, por vetëm lavdëron “kushtet” e mira të kampit, në kohën kur gjendja në këtë kamp ishte shumë e vështirë. Nëse i internuari do shkruante gjendjen në formën e vërtetë të saj, ky veprim mund të merrej për agjitacion e mund të dënohej. Për këtë arsye, kjo formë e maskuar revolte, është ndër më të rrallat e vërejtura në letrat e të internuarve.

Kampi tela me gjemba i Tepelenës (1949-1953) është njëri nga më famëkeqët e këtij lloji që funksionuan në Shqipëri nga marsi 1945 e deri në tetor 1953. Kampet e këtij lloji ishin vende të izoluara, gati burgje, të përbëra në shumicë nga gra, pleq e fëmijë. Ato nuk ishin kampe pune të detyruar, pavarësisht se në raste të caktuara të internuarit janë përdorur për punë. Kampet tela me gjemba nuk ishin formuar duke pasur parasysh punën e detyruar. Çarja e druve, transporti i tyre, punë të veçuara në bujqësi, rrugë, etj, nuk janë tipare për një kamp pune të detyruar. Kampet e punës të konceptuara për punime bonifikuese, ndërtime e më vonë në miniera, si ato të ngritura në Jubë, Beden, Maliq, Shtyllas, kanalin Peqin-Kavajë, Tërbuf, Tiranë, Bulqizë, etj, janë ngritur në vendin e punës, kanë karakter tjetër dhe nuk duhen ngatërruar me kampet tela me gjemba.

 

***

Tepelenë, 30.3.1952

I shtrenjti komandant z.Enver, udhëheqësi dhe drita e syve të popullit shqiptar. Unë i internuari Fezo Dajlan Llënga nga katundi Koshnicë, Lokaliteti Bozhigrad, Rrethi Korçë, marr iniciativën

t’ju shkruaj për sa më poshtë vijon:

Jam arrestuar nga organet e Sigurimit të Shtetit më 20 gusht 1950 dhe pa (u) marrë në pyetje jam drejtuar për në kamp. Sigurisht, kam qenë fajtor karshi partisë dhe pushtetit, por do t’i jem mirënjohës për jetë partisë dhe pushtetit pasi nuk kam qenë i aftë as për familjen time, as për partinë dhe pushtetin, mbasi unë tani e njoha partinë.

Cila është partia mbasi unë në shtëpi nuk kam pirë kurrë çaj, mish haja tri herë në mot. Kurse në kamp kemi përditë çaj, mish, oriz, makarona, bukë gruri, rroba, këpucë. Përveç këtyre, sipas punës shpërblehemi dhe me të holla. Doktori na vjen në (çdo) javë. Unë them me plot bindje se nuk jemi në kamp, por jemi në dasmë. Dëgjojmë kampet ja jashtme çeqin për copën e bukës. Këtu na jep të kuptojmë cila është partia. Vetëm se kam merakun e familjes, pasi rrjedh nga një shtresë e varfër, nuk kam asnjë përkrahje. Kam nënën 70-vjeçe, kam bashkëshorten dhe dy djem, më i madhi 4 vjeç. Se unë për veten time këtë ushqim nuk e kam patur. Kur të lirohem, sa të më tregojnë shokët e partisë në fshat se cila është partia, do t’ua tregoj unë, mbasi unë këtu në kamp e njoha shumë mirë cila është partia, pasi ka unë kam shërbyer në ushtrinë kombëtare më 15 korrik 1944 dhe jam liruar më 15 shkurti 1947, por nuk e kisha njohur mirë cila ishte partia. Por në kamp e njoha partinë, për hir të partisë dhe të pushtetit tonë të dashur, zemra ime dëshiron të marrë pjesë në lumin e Matit ku do bëhet hidrocentrali. Të marr edhe unë pjesë si gjithë populli shqiptar.

Rrofsh sa malet i shtrenjti komandant që hoqe popullin shqiptar në luftë dhe sot e heq për lumturinë.

Rroftë partia (e) lavdishme komuniste!

Rroftë Stalini i madh, direku i paqes në botë!

Mbetem dhe nderime dhe bindje,

I internuari Fezo Dajlan Llënga

Image may contain: text

Tags: diktatori hoxhakampi i internimit tepelene
Previous Post

THE WEEK/Libri që do i thoshte të gjitha, por që nuk na tha asgjë

Next Post

ARTAN FUGA/ Shqipëria një parcelë kanabisi, një vend tranzit drogash, pa teatër, pa opera, pa akademi, pa muzera…

droni

droni

Next Post
Ish-zëvendësministri socialist: Kultivimi i kanabisit vazhdon dhe dihet kush e kontrollon

ARTAN FUGA/ Shqipëria një parcelë kanabisi, një vend tranzit drogash, pa teatër, pa opera, pa akademi, pa muzera...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.