“Fadil Kasemi është i aftë mendërisht, nuk përfiton gjykim të shkurtuar”. Ky është konkluzioni i paraqitur nga prokuroria në seancën paraprake të mbajtur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas, gjyqtares Fildes Hafizi.
Seanca paraprake u zhvillua për të vlerësuar veprimet e prokurorisë sipas Kodit të ri Penal.
Mbi Fadil Kasemin rëndojnë akuzat për armëmbajtje, rrëmbim dhe vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai rrezikon dënim burg përjetë. Seanca e radhës u caktua për në datën 15 janar.












