Prokuroria e Krimeve të Rënda braktis gjyqin ndaj Tom Doshit i akuzuar po nga vetë kjo prokurori për pastrim parash e mos deklarim pasurie. Për të dytën herë Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk paraqitet në gjyq dhe pse e ka ngritur vetë akuzën.
Gjyqtarja Liliana Baku i dërgon ankesë kreut të kësaj prokurorie, Besim Hajdarmataj, për të marrë masa për të dërguar prokuror në seancë.
Seanca e radhës shtyhet për më 16 janar ora 11.00.












