Kryetari i PD, Lulzim Basha mbajti një takim këtë mbrëmje me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, Petrit Vasili.
Takimi u mbajt në prag të nisjes së protestave të paralajmëruara të opozitës kundër qeverisë. Opozita dhe PD vendosën për protesta fill pas emërimit nga Kuvendit të Prokurores së Përkohshme.











