Të rinjtë e PD i tregojnë peshqit e mëdhenj Asamblesë Socialiste.
Një grup të rinjsh, në kuadrin e aksionit qytetar, protestuan sot, përgjatë rrugës që të çon te lokali ku zhvilloi punimet Asambleja Kombëtare e PS. Ata mbanin në duar kallama me të cilët peshkonin “peshqit e mëdhenj”.
Halit Valteti tha se ata po protestojnë për ti rikujtuar kryeministrit Edi Rama dhe shqiptarëve se kush janë peshqit e mëdhenj. DRONI.al




















