Makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër, është përfshirë nga flakët. Mjeti tip “Benz” ishte në pronësi të Arten Hoxhës.
Siç bëhet e ditur, makina ishte në oborrin e banesës së Hoxhës, kur është përfshirë nga flakët. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet. Besohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.











