Policia Kufitare në Vlorë është vënë në ndjekje të një gomoneje, e cila dyshohet se transporton drogë. Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti i lundrimit është pikasur në Gadishullin e Karaburunit.
Gomonia me dy motorë po ndiqet edhe nga policia kufitare italiane.
Raportohet se pavarësisht thirrjes së policisë që mjeti të ndalonte, skafistët nuk i janë përgjigjur kërkesës dhe kanë vijuar të lundrojnë në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit.











