Policia italiane publikoi fotot e 8 shqiptarëve të arrestuar pak kohë më parë dhe u bën thirrje qytetarëve të fiksojnë mirë ato fytyra, pasi mund të dalin serish nga burgu dhe të kryejnë grabitje.
“Shikojini mirë këto fytyra dhe mbani mend këta hajdutë”, tha oficeri i policisë Oreste Liporace, komandant i karabinierëve të Padovas në Itali, raporton media italiane, leggo.it.
Shqiptarët janë arrestuar pak muaj më parë dhe përballen me akuzat e vjedhjes.












