Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duket se është i pari që shkel rregullat e qarkullimit në qytetin e tij, duke parkuar mjetin luksoz në trotuar.
Foto më poshtë jnë publikuar nga Harta Digjitale e Aksidenteve në “Facebook”.
Siç shihet fuoristrada Range Rover është fikur qetësisht në trotuar duke penguar lëvizjen e kalimtarëve. Deri më tani kryebashkiaku i Durrësit nuk e ka përgënjeshtruar apo sqaruar se si është ndodhur mjeti i tij në trotuar.












