Rreth orës 06:30, të mëngjesit të sotëm në një banesë në rrugën “Frosina Plaku”, ka rënë zjarr.
Ndërsa pas njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, fotot e siguruar nda DRONI.al, tregojnë për pasojat e këtij zjarri me pasojë vdekjen nga asfiksimi e një 85-vjeçari.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se nga verifikimet paraprake rezulton se në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktuar është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen S. N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
















