Një i burgosur nga Lezha, P. L., 53 vjeç, ka ndërruar jetë në QSUT, Tiranë. Vdekja ka ndodhur dje, në reanimacion, ku P. L., ishte i shtruar pasi ishte i sëmurë rëndë.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Më datë 03. 01. 2018, në QSUT në reanimacion, ka ndërruar jetë shtetasi P. L., vjeç 53, banues në Lezhë, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në spitalin e Burgut, Tiranë. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale pasi shtetasi P. L., ishte i sëmurë rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.











