Të shtunën e kësaj fundjave, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare.
Mbledhja është lajmëruar për në orën 10:00 të paradites te Restorant “Xibraku” në periferi të Tiranës.
Mësohet se në mbledhjen e Asamblesë do të raportojë qeveria si dhe do të flitet për ecurinë e zgjedhjeve në parti. Gjithashtu pritet që PS të ndryshojë sekretariatin. 8 pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.











