Në mënyrë të përsëritur është bllokuar njëri drejtim i aksit rrugor Tiranë – Elbasan. Dherat nga shirat e orëve të fundit, i kanë rrëshqitur sërish qeverisë, duke ribllokuar këtë aks.
E shndërruar në legjendë, veç milionave të eurove që kryeministri Edi Rama “tejngopi” katër vitet e shkuara, (mos)përfundimi i nderimit të aksit rrugor Tiranë – Elbasan, po pasohet me shkarje të herëpashershme të dherave, në anët e këtij aksi.
Jo më larg se tre javë më parë, ky aks pati të njëjtin fat dhe ndërsa ende prej atëherë nuk është normalizuar zhbllokimi, sërish orët e fundit dherat “pushtojnë” rrugën.












