Një person është gjetur i pajetë në fshatin Porodinë të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa viktima është identifikuar si shtetasi Hysni Myrtollari, 67 vjeç.
Ky i fundit mësohet se është pronar i një pularie. Dyshimet paraprake të policisë janë se viktima të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa nuk dihen arsyet që mund ta kenë çuar Myrtollarin drejt vetëflijimit.












