• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Arusha Silva, nga Cirku, para togës së pushkatimit

droni by droni
31 December, 2017
in Kronika, Kryesore, Kulture, Politika
0
HISTORIA/ Arusha Silva, nga Cirku, para togës së pushkatimit

Mjeshtri Tahir Baçova dhe arusha Silva

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e arushës së parë artiste cirku. Nga udhëtimi me autobus, në kënaqësinë që u fali qindra spektatorëve, deri në daljen para togës së pushkatimit. Mjeshtri i cirkut, Tahir Baçova, rrëfen fundin tragjik të arushës Silva, në vitin 1981. Ishte një fund i pamerituar, që nuk do t’ia uroje t’i ndodhte edhe armikut më të egër e jo më një kafshe si arusha Silva, që kishte gëzuar me numrat e saj të cirkut ndër vite me qindra e qindra fëmijë e të rritur anekënd vendit. Tahir Baçova, mjeshtër i madh i arenës së cirkut, kishte kërkuar që arusha Silva t’i kalonte ditët e fundit të jetës e qetë, në një nga kafazët e Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Mendoi i kënaqur se kërkesa e tij kishte marrë aprovimin e instancave përgjegjëse, por në fakt nuk ishte kështu. Një togë pushkatimi, e urdhëruar nga kush e di se ku, i dha fund në mënyrën më të shëmtuar arushës simpatike, duke mos denjuar ta respektojnë, qoftë për ato gjëra të bukura që u fali njerëzve. Ky ishte shpërblimi kriminal që iu bë kësaj figure të artit skenik. Kur kujton arushën Silva dhe fundin e saj tragjik, Tahir Baçova mbush sytë me lot. Kujtimet janë prekëse. Arusha Silva ishte me origjinë nga Shkodra.
Emrin e pagëzimit ia kishte vendosur ish-drejtori i atëhershëm i Ndërmarrjes Pyjore, Loro Beltoja. Mjeshtri Baçova, dëften se fillimisht, numrat artistikë në cirk kryheshin me qen. Duke parë se sukseset me këto kafshë po arriheshin me vështirësi, atëherë drejtuesit e cirkut menduan të shtojnë edhe numrat me arinj. Këtë mendim artistët e cirkut ua përcollën edhe miqve të estradës së Shkodrës. “Gjatë një bisede, isha me Telat Agollin dhe aktorin e estradës së Shkodrës, Gëzim Krujën. U thamë që na duhej një ari, por që nuk dinim ku ta gjenim. Pas disa ditëve, ndërsa po rrinin në Kafenë e Madhe, vjen në tavolinë Gëzimi dhe na thotë: -Çohuni se ju kam gjetur një ari!”. Nga aty, së bashku, miqtë shkuan në Drejtorinë e Ndërmarrjes Pyjore. Në zyrë i priti Loro Beltoja, drejtor i ndërmarrjes, i cili u tregua shumë dashamirës për të rritur vlerat e cirkut me një ari, që për atë periudhë ishte diçka sensacionale. “Deri në atë moment- kujton Tahiri pikëtakimin e parë me Silvën,- nuk kisha parë kurrë ari nga afër”. Arusha ndodhej në oborrin e Pyjores ku po ushqehej nga një student.
Ishte mjaft e rritur dhe kjo gjë të trembte për të punuar me të. “Më dukej se po filloja një aventurë që nuk ia dija fundin. E vështrova me kujdes dhe ndërkohë më vinë nga zyrat e me thonë: “Merre, Tahir”! – I kërceva në shpinë me forcë dhe ia lidha turirin me shami. E lidhëm me zinxhir dhe e morëm me vete. Ndërsa po dilnim, vjen drejtori i pyjores, që na e dhuroi e duke më dhënë dorënmë thotë: “E gëzofsh, po mos ia ndërro emrin”! Tahir Baçova e mbajti fjalën. Udhëtimin nga Shkodra në Tiranë, arusha Silva e bëri me autobusin e linjës së pasagjerëve. Duke qenë se cirku i Tiranës nuk kishte mjet tjetër për të kryer transportin, atëherë u mendua që arushës t’i pritet biletë si pasagjere. Që të mos e shikonte shoferi, bashkudhëtarët e mbështollën me shami. Por pasagjerët e njohën menjëherë, dhe duke pasur simpati për trupën e cirkut, e ndihmuan që të udhëtonte sa më mirë. Kur u nis autobusi, arusha po rrinte urtë. Madje, i çuditi shoqëruesit që nuk po bënte zhurmë. Përballë kishte një çift nga Malësia e Madhe të sapomartuar, që po shkonin në kryeqytet për muaj mjalti.
Nusja mbante një kaçile me kumbulla Vardare në prehër. I merrte kumbullat dhe, pasi u hiqte bërthamat, ia fuste me kujdes në gojë Silvës. Kur arritën në Tiranë, kaçilja qe boshatisur e gjitha, ndërsa shoferi vuri duart në kokë kur pa të zbriste pasagjeren “ilegale” nga autobusi i tij. Po sipas Tahir Baçovës, nëse populli jashtë kudo që i pa, i ndihmoi me zemërgjerësi, administrata e cirkut u nxori vetëm vështirësi që, po të mos e mbështeste fuqimisht Telat Agolli, numrat e bukur me ari nuk do t’i kishte pasur kurrë repertori i cirkut. Mjeshtri i cirkut, Tahir Baçova, kujton ende ulërimat e llogaritarit e të një nëndrejtoreshe për shpenzimet e shumta që kërkonte arusha. Për herë të parë, Arusha Silva doli në skenë në shfaqjen “Fluturime Akrobatike” dhe qe surpriza e shfaqjes. Suksesi pas shumë peripecish, bëri që fluksi i spektatorëve të të gjitha moshave të ishte i madh, saqë dhe biletat filluan të shiteshin me “mik”. Kur trupa e cirkut shkon në Shkodër, Tahir Baçova kujton se i dërguan një biletë edhe personit që kishte pagëzuar arushën, Loro Beltojës, i cili u kënaq pa masë, si për respektin që i bënë, ashtu edhe për progresin që kishte pasur arusha Silva, tashmë me emër në të gjithë Shqipërinë. Por, gjatë një shfaqjeje, kur një dritë e ndezur gabim i tërheq vëmendjen, ajo rrëshqet nga trau i ekuilibrit ku po ekzekutonte një numër të vështirë dhe dëmtohet në artikulacionet e kofshës.
Për Tahir Baçovën nis një periudhë e vështirë kundër përpjekjeve për ta eliminuar tashmë arushën e dëmtuar nga ata burokratë që e shikonin si barrë mbi kurriz kafshën artiste. Meqenëse çalonte nga këmba, instruktori i saj, tashmë i lidhur shumë shpirtërisht me Silvën, i ndërron numrat, duke nisur një seri të re të paparashikuar për të gjithë. Arusha Silva korr suksese duke i befasuar spektatorët me numrat që ajo bënte me duar, e ngritur vertikalisht. “Në vend të këmbëve, e stërvita që të bënte numra me duar”, rrëfen Baçova. Më pas, mjeshtri fut në lojë një numër të ri me karrocë, ku Silva, në qëndrim vertikal, mbështetet tek tullat dhe gjatë ecjes së karrocës i hidhte tullat një e nga një. Më pas u futën në repertor të saj numrat me globe dhe me pedana etj., por gjithmonë me lëvizje të kufizuara. Dëmtimi në artikulacione dhe plakja e arushës Silva bënë që të merrej një arushë e re dhe të përgatitej për në skenë. Arusha quhej Mira. Silva, ndërkohë, qëndronte në kafaz dhe atje ia shpinin edhe ushqimin. Arusha e re u bë “lojtare e shkëlqyer”basketbolli.
Po, ajo, në vitin 1975 pati një fund tragjik. U dogj kur cirku ndodhej me turne në Himarë. Fatin e saj e pësuan edhe 4 qenë të stërvitur prej Baçovës dhe bashkëshortes së tij. Po ashtu edhe baza materiale qe dëmtuar e gjitha. Baçova, për të rivendosur urat e shkatërruara me spektatorët e shumtë që e adhuronin, kërkoi ndihmën e Silvës, e cila kishte mbi një vit që jetonte e vetmuar në kafaz. Dhe miqtë e vjetër e treguan solidaritetin në ditë të vështira. Tahiri thotë se “ditën e parë qe tepër e rënduar. Mbas një jave arrita që t’i hyj brenda në kafaz. Më pas e nxora nga “ngujimi ”, i vura rripin, gojëzën dhe e futa në arenën e vogël. Atje kisha bërë gati pedanën dhe tullat. U habita së tepërmi. Rendimenti i saj në prova qe 99 për qind krahasuar me ditët më të mira të saja në skenë. Kjo ndoshta mbase kishte pasur shumë mall për skenën e munguar. Atëherë, me kolegët e mi shkuam e pimë raki vendçe, sepse shfaqjen e ardhshme ne e kishim siguruar”. Të nesërmen, arusha Silva doli në skenë dhe rezultatet e shfaqjes qenë më se të shkëlqyera. Në ditën e dytë, suksesi qe edhe më i madh se ditën e parë. Duartrokitjet s’kishin të sosur.

Rrëfimi
Orët e fundit dhe kërkesa për “falje”
Kur Tahir Baçova e kuptoi se plakja e arushës fisnike me adhurues të të gjitha moshave në Shqipëri e jashtë saj, kishte përparuar shumë, shkon në Kopshtin Zoologjik të Tiranës dhe bisedon me autoritetet drejtuese për ta strehuar atje, së bashku me fotot e jetës artistike, si dhe me një biografi të Silvës, si ariu i parë i cirkut shqiptar. Pikërisht atëherë kur mendoi se e kishte zgjidhur në mënyrë të shkëlqyer pleqërimin e artistes Silva, atëherë punët morën për të keq e me pasoja të pariparueshme. Burokratët e cirkut u hakmorën pabesisht ndaj sfidave që kishin pasur prej saj. Kishin njoftuar për ta asgjësuar. Atje ku banonte arusha Silva, në kafazin e saj, vijnë dy pushkatarë dhe e ekzekutojnë me plumba. Ky qe fati i keq i artistes legjendë, ngaqë disa njerëz shpirtvegjël, në emër të kursimit të dietës ushqimore, i morën jetën barbarisht asaj që i kishte sjellë miliona lekë të ardhura cirkut nëpërmjet adhuruesve të shumtë që do t’ia kishte zili çdo aktor i asaj periudhe…
Tahir Baçova tregon plot dhimbje se si e përjetoi lajmin e beftë të vrasjes së arushës së cirkut: “Roja më thotë mos u fut brenda se e kanë vrarë Silvën… Nuk shkova një javë rresht në punë… S’e pashë të ngordhur dhe kështu më dukej se jetonte prapë. Marr nga “Na ishte dikur”

Tags: Arusha SilvaTahir Bocova
Previous Post

Rama: Unë jam si arusha Silva… Por po ta dinte fundin e saj, kryeministri do hiqte dorë nga krahasimi

Next Post

FOTO LAJM/ Djaloshi me vëllanë e vdekur në kurriz, kartolina e Papës për Ditën Botërore të Paqes

droni

droni

Next Post
FOTO LAJM/ Djaloshi me vëllanë e vdekur në kurriz, kartolina e Papës për Ditën Botërore të Paqes

FOTO LAJM/ Djaloshi me vëllanë e vdekur në kurriz, kartolina e Papës për Ditën Botërore të Paqes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.