Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolorado, SHBA. Mediat raportojnë se pesë punonjës policie janë qëlluar, ku njëri prej tyre ka gjetur vdekjen. Ata i ishin përgjigjur një incidenti që kishte ndodhur në Douglas County, në jug të Denverit.
Zyra e Sherif të Qarkut Douglas njoftoi se ishte lëshuar një “kod i kuq”, si përgjigje për atë që po ndodhte ku një person kishte hapur zjarr, ndërkohë që punonjësit e policisë iu përgjigjën thirrjes. I dyshuari goditi në tërësi pesë policet, duke vrarë një prej tyre. Edhe dy civilë u qëlluan nga i dyshuari, i cili besohet të jetë i vdekur.
Zyrtarët kërkojnë që njerëzit të shmangin zonën ndërsa hetimi vazhdon.














