Ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2018. Me anë të një kartoline në “Facebook”, Lu në emër edhe të punonjësve të tjerë të ambasadës shprehet me fjalët më të mira për Shqipërinë e shqiptarët.
Urimi i ambasadorit Donald Lu
Të gjithë ne në ambasadën amerikane iu urojmë të gjithë miqve tanë në Shqipëri një Vit të Ri plot shëndet e lumturi. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm. Le ti ripërkushtohemi ndërtimit të një të ardhmeje më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurtë për fëmijët tanë. Donald Lu.











