• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pesë filozofët që do të projektojnë politikën globale në vitin 2018

droni by droni
30 December, 2017
in Kryesore, Kulture, Opinion, speciale
0
Paris, të shtëna me armë te Notre Dam, qëllohet agresori i një polici
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skeptikët ndaj filozofisë kanë një tendencë ta përçmojnë këtë fushë, si të padobishme. “Ç’kuptim ka?”, pyesin ata, duke mbledhur supet për idetë më të mëdha në historinë e njerëzimit. Përveç ndjekjes intelektuale të të vërtetës etj., një element i rëndësishëm i filozofisë është se ajo i jep formë botës përreth nesh: instiktet shoqërore dhe idetë politike janë shpesh herë një shprehje e teorive që janë parashtruar fillimisht në librat e filozofisë.

Kjo nuk është thjesht një tendencë e lashtë, por një fenomen modern që vazhdon. Udhëheqës globalë dhe ideologë të masave vazhdojnë t’u referohen filozofëve, si frymëzim prapa ideve të tyre politike. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kaloi vite të tërë duke punuar me një filozof, ndërkohë që edhe lëvizja nacionaliste amerikane AltRight ka heronjtë e vet filozofikë. Për ata që shpresojnë t’i japin kuptim politikës në vitin 2018, ja disa prej filozofëve që ia vlen të njihni.

Francë: Paul Ricœur

Përdorimi i shpeshtë i shprehjes “et en même temps” (“dhe në të njëjtën kohë”) nga ana e Macronit është një pasqyrim i ndikimit të Paul Ricœur. Filozofi, i njohur si një nga mendimtarët më të mëdhenj francezë të shekullit të 20-të, ishte i njohur për mendimin e tij dialektik. Në vend që të parashtronte një mendim të zjarrtë, Ricœur (i cili vdiq në vitin 2005), prirej të pranonte dy pikëpamje kontradiktore dhe të përpiqej t’i pajtonte ato.

Para se Macron të bëhej politikan, ai kaloi dy vjet duke punuar me Ricœur, dhe mendimi i filozofit është i dukshëm, në mënyrën se si Macron bën politikë. Presidenti francez është jashtëzakonisht pragmatist dhe nuk qëndron fort prapa asnjë ideologjie politike. Macron duket krejtësisht i lumtur që të marrë parasysh idetë nga e djathta dhe nga e majta, gjë që e bën të vështirë të parashikohet se si do të reagojë ndaj ngjarjeve që shpalosen.

Kinë: Konfuci

Xi Jinping, udhëheqësi i Kinës, është një fans i zjarrtë i filozofit të lashtë, Konfucit. Ndërsa fuqia politike dhe globale e Kinës rritet, ata që shpresojnë të kuptojnë politikat e Xi-së, do të bënin mirë që të hidhnin një sy në shkollën filozofike 2500 vjeçare konfuciane.

Pjesa më e madhe e interesit të Xi për konfucianizmin është oportunist, argumenton Bryan Van Norden, profesor i filozofisë në Kolegjin Yale-NUS. “Ai ndonjëherë i citon klasikët konfucianë, në po atë mënyrë, si disa politikanë cinikë amerikanë citojnë Biblën”, shkruan Van Norden. “Për shkak se konfucianizmi është paternalist, Xi e promovon atë në mënyrë që t’i japë popullit të Kinës një sërë vlerash për të besuar, që ai shpreson se do të inkurajojnë bindjen e tyre”.

Shumica e njerëzve në Kinë nuk janë më besnikë ndaj vlerave komuniste, thotë Van Norden, dhe Xi përdor konfucianizmin për të inkurajuar nderimin e autoritetit. Ky është një keqkuptim, vëren ai, pasi “Konfuci vë theksin tek qeverisja përmes bindjes”, dhe gjithmonë ka “lumturinë e njerëzve të thjeshtë” si qëllimin final.

Thënë kjo, Xi duket se ndan vërtetë disa ide konfuciane. Siç shkruan Van Norden në librin e tij, “Rimarrja e filozofisë: Një Manifest shumëkulturor”, Konfuci besonte fuqishëm në rëndësinë e integritetit të zyrtarëve publikë. Xi, nga ana tjetër, ka udhëhequr një fushatë anti-korrupsion.

Megjithatë, Van Norden sugjeron që mbështetja e fuqishme e Konfucit nga Xi nuk mund të çojë në nënshtrimin që ai dëshiron: “Klasikët janë klasikë për një arsye dhe nëse sundimtarët inkurajojnë njerëzit që t’i lexojnë ata, nuk mund të jenë të kënaqur me idealet heroike që klasikët frymëzojnë”, shkruan ai. Në të vërtetë historikisht, studiuesit e Konfucit kanë kundërshtuar shpesh ortodoksitë e qeverisë.

Rusi: Aleksandr Dugin

Ai mund të mos jetë filozof i mirë, por njeriu i njohur si “Truri i Putinit” sigurisht e konsideron veten filozof. Dugin bën një interpretim të dyshimtë të Martin Heideggerit, për të argumentuar fort kundër pranimit dhe përdorimit të teknologjisë.

Një fans i madh i presidentit amerikan Donald Trump, të cilin ai e quan “Putini amerikan”, Dugin gjithashtu beson se duhet të ketë disa fuqi botërore dhe se Rusia duhet të udhëheqë bllokun që dikur mbulonte Bashkimi Sovjetik. Ky territor rus do të mbronte hierarkinë, traditën dhe strukturën e rreptë ligjore në të gjithë rajonin e saj, ndërsa Amerika e Veriut dhe Evropa mund të vazhdonin me liberalizmin, të drejtat individuale dhe tregjet e lira. Dugin beson se politikat nacionaliste të Trump janë të përshtatshme për zhvillime të tilla dhe e konsideron atë një kundërshtar pozitiv ndaj elitës liberale globale.

Shkrimet e Duginit janë jokoherente, deri në pikën e kalimit në ligësi, dhe shkalla e ndikimit të tij është e pasigurt. Por pavarësisht nëse presidenti rus Vladimir Putin lexon me kujdes veprën e Duginit, filozofi sigurisht që ka një profil të lartë brenda Rusisë.

Bashkimi Evropian: Jürgen Habermas

Udhëheqësit e Bashkimit Europian nuk duhet të lexojnë midis linjave filozofike: Një nga mendimtarët e mëdhenj të shekullit të 20-të është ende gjallë, tashmë 88 vjeç dhe shkruan për Bashkimin Evropian (ndër tema të tjera).

Jürgen Habermas është anëtar i Shkollës së Frankfurtit, një grup mendimtarësh me ndikim, anëtarët e të cilës përfshijnë Herbert Marcuse (guru intelektual i hipive amerikane, kohët e fundit i pranishëm në Hail Caesar-in e Vëllezërve Coen), Valter Benjamin (një nga teoricienët më me ndikim kulturor të të gjithë kohërave), dhe Theodor Adorno dhe Max Horkheimer (vepra e përbashkët e të cilëve “Dialektika e Iluminizmit” është teksti kryesor i Shkollës së Frankfurtit).

Habermas beson se një BE që funksionon siç duhet do të ishte një formë e fuqishme e demokracisë në të mirë të saj. Ai është i zemëruar me elitat politike dhe institucionet (siç është Këshilli Evropian), që ai beson se po përdorin pushtetin e pakontrolluar. Habermas është një kritik i kujdesshëm, i cili merakoset fort për idealet e Bashkimit Europian. Vepra e tij tregon se sa do të humbnim, nëse BE do të dështonte.

Alt Right: Nick Land

Grupi i bardhë nacionalist nganjëherë i njohur si Alt Right nuk është një lëvizje politike e iluminuar, por gjithsesi ndikohet nga filozofia. Fije të ndryshme të ideologjisë së alt right marrin nga një filozofi neo-fashiste e viteve 1990, krijuar nga akademiku britanik Nick Land dhe i njohur si Dark Illumination.

Filozofia, gjithashtu e njohur në mesin e disa udhëheqësve të Silicon Valley, është përshkruar si “një përshpejtim i kapitalizmit deri në një pikë fashiste” dhe idetë e saj përqendrohen në teknologji, luftë, feudalizëm, fuqi korporative dhe racizëm. Gjatë gjithë historisë, fashistët kanë shtrembëruar idetë në veprat filozofike për t’i shërbyer qëllimit të tyre, dhe Iluminizmi i Errët është shembulli më i fundit i një fenomeni të tillë.

Filozofia ka një reputacion se qëndron brenda kullës së fildishtë, por idetë e saj informojnë dhe formësojnë pikëpamjet e atyre që kanë pushtet.

Filozofët, si Konfuci, Riseu dhe Habermasi, ia vlen të lexohen thjesht sepse janë interesantë. Sot, është gjithashtu e vlefshme t’i lexoni përmes lenteve të filozofive politike që kanë frymëzuar. / Burimi: Quartz – Përgatiti: Bota.al

Tags: filozofethabermaskonfuzixi jinping
Previous Post

Vjedhja e bankës në Lac, skenari i hajdutëve habit policët

Next Post

Berisha per Sheraton, ka interesa mafioze ne hoteleri

droni

droni

Next Post
Berisha per Sheraton, ka interesa mafioze ne hoteleri

Berisha per Sheraton, ka interesa mafioze ne hoteleri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.