Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Adriatik Kokiçi 47 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29. 12. 2017, në lagjen Nr. 14 Durrës, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) në pjesën e gjoksit, R. A. 24 vjeç, banues në Durrës.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.













