Një 31-vjeçar shqiptar u vra në Piancenza në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ai ishte në shoqërinë e disa miqve jashtë një bari në qendrën historike, në rrugën “IV Novembre”, kur u përfshi në një mosmarrëveshje që degjeneroi në një luftë të vërtetë dhe ku ai do të vdiste nga goditja e thikës.
Autori u arratis më këmbë, por u identifikua.
Policia është duke ndjekur gjurmët e tij. Hetimet kanë vazhduar gjatë gjithë natës.




















