Policia greke ka vënë në pranga një 45-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke transportuar me makinë një sasi prej 10 kilogramë marijuane. Shqiptari, ideniteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u kap gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia helene në rajonin e Kosturit.
Media greke Skai.gr raporton se arrestimi u bë pas informacioneve që policia kishte rreth transportit të drogës, ku gjatë kontrollit u gjet një valixhe me 9 kilogramë e 310 gram, i cili ishte paketuar. Hetimet për rastin vazhdojnë nga Prokuroria e Kosturit. oranews.tv












