• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sheraton ikën nga Shqipëria, dhurata më e keqe që i bëhet turizmit për Vit të Ri

droni by droni
29 December, 2017
in Ekonomia, Kryesore
0
DËSHMIA/ Ja si ndodhi grabitja e kambisiti te lulishtja e Hotel “Sheraton”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) ka njoftuar se rrjeti i njohur i hotelerisë Sheraton do të largohet nga Shqipëria duke filluar nga 1 Janari 2018! Në një deklaratë për shtyp, Shoqata thotë se kjo ishte “dhurata” më e keqe që i bëhet turizmit shqiptar në këtë fundvit festash, dhe është një nga lajmet më negative të gjithë historisë së 20 viteve të fundit të hotelerisë dhe turizmit tonë, dhe vjen në një kohë që paradoksalisht qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e kësaj kategorie, pra të rangut të Sheratonit.

“Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik. Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cënuar sic ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë. Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kesaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj.

Për 14 vite rresht Sheratoni ishte hoteli i parë (dhe ngelet nga të paktët) me 5 yje, por duhet theksuar që realisht i meriton 5 yjet sipas standardit ndërkombëtar. Dhe më shumë se një hotel, ka qenë një kartvizitë e vetme dhe e pacmuar e garancisë së cilesisë, të sigurisë së vendit, dhe brandit ndërkombëtar për shumë turistë të nivelit të lartë, biznesemen, njerëz të famshëm të artit, sportit, apo edhe politikës, që kanë vizituar Shqipërinë, ndoshta edhe prej garancisë që Tirana kishte një hotel brand të nivelit të Sheratonit ku ata mund të akomodoheshin dhe ndoshta s’do kishin ardhur po të mos ishte ky hotel. Por doza e keqardhjes shtohet kur mendon se paradoksalisht qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e kësaj kategorie, pra të rangut të Sheratonit. Pra gjithë ajo falje fiskale nuk mjaftoi për ta mbajtur Sheratonin këtu, gjë që konfirmon shqetësimin tonë se falja fiskale mund të jetë mundi më i vogël i qeverisë për të tërhequr hotelet brand, por nuk mjafton aspak nëse nuk garantohen shumë elementë të tjerë. Nuk mund të vijë dikush të bëj biznes sepse ti i premton që s’do i marrësh taksa, pa i garantuar më parë që ketu do gjejë një vend ku mund të prodhojne para për t’i paguar ose jo ato taksa.

Nuk jemi të sigurt sesa rol mund të luante qeveria për të frenuar ikjen e të vetmit hotel brand në vend, por jemi të sigurt qe nuk mund te bente indiferentin por te ishte nje nga aktoret kryesor ne tavolinën e bisedimeve. Sepse përpara se të kërkohen hotele brand të reja, duhen mbajtur ato pak që kemi aktualisht. Ndërkohë që nëse nuk lëvizet as një gur nga vendi për muaj të tërë, nëse i gjithë sektori i turizmit vazhdon të operojë për vite me radhë pa rregulla e standarde, në një klimë kaubojsish me informalitet në ekstem, nëse trendi ynë i turizmit po caktohet nga kompanitë e Evropes Lindore që thelbin e kanë tek lufta e cmimeve, nëse në Ministrinë e Turizmit nuk e dinë çdo të thotë fjala MICE, dhe nëse kryeqyteti ynë është nga të paktët që nuk ka akoma një zyrë dhe qendër konventash (“Convention Bureau” dhe “Convention center”), atëherë jo vetëm po t’u heqim taksat, por sikur edhe t’u japim lekë, nuk kanë për të na ardhur hotelet brand që duam, ndërkohë që po shtohen çdo ditë në Shkup, Podgoricë, Beograd, e pa folur për Zagrebin e Lubjanën”, përfundon deklarata për shtyp e ATOA.monitor.al

Tags: hotel sheraton
Previous Post

REZOLUTA NË KONGRES/Nis verifikimi i vendeve që votuan kundër SHBA në OKB

Next Post

Horoskopi, 30 Dhjetor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 7 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 30 Dhjetor 2017/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.