Një grup kongresmenësh amerikanë kanë depozituar në komisionin e jashtëm të Kongresit një rezolutë përmes të cilës kërkojnë rishikimin e ndihmave për vendet që votuan pro rezolutës turke për Jeruzalemin.
Rezoluta e firmosur nga disa prej emrave më të njohur të politikës amerikane kërkon nga departamenti i shtetit të SHBA që të konsiderojë ndihmën financiare për ato vende që votuan kundër propozimit amerikan për njohjene Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Shqipëria renditet ndër vendet që e kanë votuar pro rezolutën ndërkohë që mund të ndëshkohet nëse projekti i paraqitur nga kongresmenët mund ta kalojë në Kongres.
rezoluta ne kongresin amerikan












