Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Alessandria, Itali. Një 56-vjeçar shqiptar është hedhur nga ura “Meier”, që kalon në qytetin e Alessandrias.
Alarmin e ka dhënë rreth orës 02:10, një roje private. Duke kaluar aty, ai kishte parë në tokë një portofol dhe më pas në lum kishte parë trupin e pajetë. Ai menjëherë kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë, të cilët më pas kishin bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shqiptarit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur arsye se pse shqiptari kishte vendosur për ti dhënë fund jetës.












