Pas dy lëvizjeve të para, largimin e Rovena Gashit nga drejtimi i Sektorit të Dekriminalizimit dhe Petrit Fushës nga Prokuroria e Tiranës, ka ardhur edhe lëvizja e tretë e Arta Markut. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme kanë bërë të ditur se është zëvendësuar shefja e kabinetit të këtij institucioni. Deri më tani këtë detyrë e mbante Fjorida Ballauri. Marku ka emëruar në këtë post, Alketa Zifla, ish-prokurore e Tiranës.
Mësohet se Ballauri ka marrë lejen e lindjes dhe kjo është arsyeja e zëvendësimit të saj.












