• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shkodër, legalizuan ndërtimet mbi Bunë, paditet ish drejtori i ALUIZNI-t

droni by droni
28 December, 2017
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika
0
Shkodër, legalizuan ndërtimet mbi Bunë, paditet ish drejtori i ALUIZNI-t
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KLSH kallëzon në prokurori ish drejtorin, 3 ish përgjegjës të sektorit legalizimit dhe juristin e drejtorisë rajonale të ALUIZIN –t, qarku Shkodër

KLSH akuzon se “Kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 15 661 m2 në brigjet e liqenit të Shkodrës, në brigjet e lumit Buna (Zona të mbrojtura), nuk kanë skualifikuar  993 objekte  të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e  189,311 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve.”

KLSh auditoi Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t, Qarku Shkodër, për periudhën Janar 2015  deri më Korrik 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër,  për A.D ish/ Drejtorin e ALUIZNI-t, E.B, ish përgjegjëse e Sektorit të Legalizimit, I.SH Përgjegjëse e sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë Hartografisë, A.B me detyrë specialist për çështjet e pronësisë dhe jurist i Njësisë së Prokurimit dhe F.T ish përgjegjës i sektorit të Legalizimit, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal

Shkeljet 

Për 1932 objekte informale janë kryer të gjitha procedurat kualifikuese për legalizim janë përgatitur e printuar lejet e legalizimit  prej një periudhe  nga 2 – 3 vjet por “nuk i janë dhënë qytetarit”,  këto  dosje janë në administrim nga drejtuesit dhe nuk janë kthyer në arshivë, duke mos respektuar afatin ligjor në 30 ditë për dhënien proceduesit të lejes së legalizimit.

-Nuk ka dokumentacion shkresor  për skualifikimin ose jo të 993 objekteve te ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur, si dhe nuk disponon dokumentacion për informimin e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe institucionet e vetëqeverisjes vendore në Qarkun e Shkodër.

– Në 22 raste nuk janë pasqyruar kufitarët e parcelës ndërtimore të zënë dhe pa përcaktuar largësitë  e bazës së objektit  nga kufijtë  e parcelës, largësitë nga objekti te kufiri i pronës, largësitë nga pikat ekstreme të pronës dhe objekteve, si dhe nuk është respektuar afati 60 ditor  për marrjen e vendimit për kualifikimin ose skualifikimin e praktikës së legalizimit nga data në të cilën është mbajtur procesverbali i konstatimit në terren, veprime këto në kundërshtim me VKM Nr. 280, datë 1.4.2015.

-Në 7 raste nuk disponohet në dosje dokumentacioni që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje, ndryshimet e sipërfaqeve të ndërtimit, kohën e ndërtimit dhe objektet e papërfunduara. 

-Në 57 raste, legalizimi i objekteve informale është kryer në kundërshtim me dispozitat e ligjit të legalizimit dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, konkretisht:

-Në 1 rast me sipërfaqe 115 m2, është kryer legalizim i objektet pa respektuar distancat nga brigjet, objekti ndodhet në një distancë prej buzës së lumit më pak se 100 metrash veprime këto në kundërshtim me Ligjin  Nr. 8093,  datë  21.03.1996   “Për rezervat ujore”.

-Në 13 raste me sipërfaqe 4575 m2, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët nacionale e Urbane.

-Në 24 raste për 10791 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, pyll”, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, gjatë procedurave të legalizimit të objekteve informale, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall” dhe në 1 rast objekti i legalizuar është aktualisht me statusin e territorit publik.

-Në 15 raste  objektet e legalizuara janë aktualisht brenda zonës së mbrojtur të Liqenit të Shkodrës  veprim në kundërshtim me ligjin nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura” ndryshuar me ligjin nr. 9868, datë 4.2.2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, neni 19 “Përdoruesit e zonave të mbrojtura”.

-Në 3 raste  objektet e legalizuara janë aktualisht brenda zonës së mbrojtur të Lumit Buna, në dosje nuk ndodhet plani i menaxhimit të zonës dhe aprovimi i lejes mjedisore, dokument ky që i bën të paligjshme këto legalizime.

-Në 2raste janë lëshuar Leje legalizimi në objekt të papërfunduar, veprime në kundërshtim me nenin 2  (pika 1) dhe  27, të  ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006  me ndryshime.

-Në të gjitha rastet, Komisioni i Prokurimit me vlera të vogla nuk ka bërë përllogaritjen e fondit limit, në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit nr.9643, datë 20.01.2006, “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe nenin 9 të VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për rregullat e prokurimit publik”.

-Për procedurën e prokurimit “Shërbimi i evidentimit faktik në terren i ndërtimeve pa leje të Qarkut Shkodër”, mungon kërkesa për nevojat dhe vlerën e kërkuar për prokurim nga sektorët përkatës pa identifikuar dosjet sipas zonave informale të shtrira dhe të klasifikuara sipas ZK.

– Njësia e Prokurimit  ka shkelur procedurat ligjore për përllogaritjen e fondit limit, pa informacion analitik mbi numrin faktik dhe gjendjen reale të ndërtimeve pa leje sipas zonave dhe vetëdeklarimeve të bëra nga individët.

– Autoriteti kontraktor nuk ka përcaktuar çmimin e analizuar në bazë të termave të referencave dhe zërave përbërës të këtij shërbimi, pa asnjë të dhënë për analizën e kostos, përqindjen e fitimit, apo qiraja e përdorimit të ambienteve në DR Aluizni Shkodër apo vend ndodhje tjetër jashtë institucionit.

Në 62 rastet e evidentuara me sipërfaqe totale 20038 m2,  nuk është llogaritur  dhe arkëtuar  vlera 189,311 mijë lekë, kjo e ardhur e munguar për taksën e infrastrukturës në shërbim të NJVQV-ve  dhe për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.

–Është paguar padrejtësisht një subjekt privat me vlerë TVSH-je tepër prej  900 mijë lekë.

Tags: ALUIZNIBunedrejtorikallezimlegalizimeshkoder
Previous Post

FOTO/ Ambasada amerikane tërheq vëmendjen: Kujdes, doni vizë?! Ja çfarë duhet të keni parasysh!

Next Post

TAKIMI/ Kryeprokurorja i ofron garanci dhe merr mbështetje nga ambasadorja e Gjermanisë

droni

droni

Next Post
TAKIMI/ Kryeprokurorja i ofron garanci dhe merr mbështetje nga ambasadorja e Gjermanisë

TAKIMI/ Kryeprokurorja i ofron garanci dhe merr mbështetje nga ambasadorja e Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.