Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në kryeqytet. Një person ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëdjegur. Siç bëhet e ditur, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Tiranës, përpara bashkisë së kryeqytetit.
Personi që ka tentuar të vetëdigjet është ndaluar nga policia, e cila ka ndërhyrë shpejt duke shmangur tragjedinë. Ende nuk dihet arsyeja pse personi ka tentuar ti japë fund jetës.











