Prokuroria e Tiranës vendos mosfillim hetimi për kallëzimin e ish-ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi në lidhje me skandalin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike. Ndërkohë ministria e Drejtësisë e ka ankimuar këtë vendim në gjykatë dhe pritet vendimi gjykatës nëse do të pranoj apo jo ankimin e ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë kësaj periudhe rezulton se shërbimi i provës i ka dërguar një shkresë gjykatave ku u kërkon të mos japin përkohësisht vendime për mbikëqyrje elektronike pasi po testohet sistemi i sigurisë të byzylykëve, nëse janë të çmontueshëm të sigurt apo në funksion përgjatë 24 orëve. DRONI.al











