Një e moshuar është gjetur e djegur në banesën e saj në lagjen nr. 3 në Durrës. Sipas Policisë Vendore, mësohet se viktima B. Sh., 89 vjeçe, dyshohet se mund të jetë djegur aksidentalisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale, saktëson Policia Vendore.












