Një i ri ka humbur jetën sot në Fier pas një aksidenti me makinën me të cilën po udhëtonte. Rreth orës 18:00, në fshatin Baltëz, J.I., 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka goditur betonin e mbikalimit të autostradës. I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.











